Fjala, kodi i malësorit… – Zeqir Hysa
FJALA,KODI I MALËSORIT…
Rrekemi e fjalosemi,siç dim ne, heglendisemi,
fjalosemi me nëntekste,me ironi e me shpoti,
fjalë të cunguara,kode ,që veshë të merremi,
fjalë në djallë të shëndruara, si kode muhabeti.
Fjalë të thëna,të fshehura,mes degëve të fjalisë,
fjalë,që ndezin muhabetin,dhe ngasin kuptimin,
ndajnë tokë,gardhe,vrasje,dhe të pajtushmërisë,
fjalë të thëna drejtë në kuvend,për vendim zbatimin.
Për një çastë,kur flet plaku,heshtin edhe kreshtat,
krahëcunguar fjalët,si bijë përçore të djallit,
nga tingujtë e tyre,e timbri ,heshti dhe lahuta,
për atë çastë,rrjedhën ndalin,dhe ujrat e akullta.
Fjala e tjerur,me nënkuptime,hollë e zbukuruar,
zgjedhur me finesë,nga fjalori i madhë i malësisë,
plaku e ven si kurorë,mbi mendjen e çkoduar,
jo si kurorë nusërie,e vënë,po si kurorë e zgjuarsisë.
Në sofër ,kur flitet edhe ngrihet , dollia me raki,
plaku me llullë rrathë oxhakut,ai fletë me maturi,
traditë e vjetër shqiptare,e ardhur,po jo nga anadolli,
ku fjalët me peshë,e ulin në bythë, çdo bir truthari.
Fjala, ndër burra,si uji ndër kroje,veç për trimëri,
sdihet nga cilët zotra, u dërguan si me porosi,
po këto fjalë,shërruan plagë,ndër shekuj,për burëri,
e ujitën gjakun,nervin e racës time ,tek çdo njeri.