August 7, 2024

Nënë e bir – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi

Nënë e bir

Se nënat dinë të rrinë pa gjumë,
le të thinjen dalëngadalë,
se nënat dinë të falin
nga një fjalë padashur shkarë.

Desha të të rrija larg,
të ishe i lirë i lumturuar,
por ç’faj kam që s’të gjeta
ashtu siç kishe ëndërruar?

Jo bir s’dua të të mundoj,
një jetë ke për të jetuar,
unë s’di si të ndihmoj,
mos vallë kemi ndryshuar?

Ti e di se ç’më mundon,
fjalë e rëndë e pa kuptuar,
u largova për pak kohë
pikëlluar, shpirt trazuar.

Hidhja hapat me ngadalë
në një bar pre e shtruar,
pikë e lotit shkarë nga faqet
sikur barin ka gjelbëruar.

Psherëtimat gjoksin ma çajnë
netëve moj të pagjumë,
të lutem më thuaj çfarë ka ngjarë?
Veç nënës time ja them unë!

Vijon në pjesën e tretë

Zoica Gjolla Popi
Angli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com