Poetët e lindur poet… – Bukurie Binjaku

POETËT E LINDUR POET…
Poetët në shekuj, dritë fanari
Penë e tyre, shpatë e mprehtë,
Varg prej shpirti, si lule behari,
Ata dimrin e kthejnë pranverë.
Poetët kanë një gjuhë të njëjtë
Zemër e tyre, e madhe sa qielli,
Vuajnë në jetë, se i bien drejtë,
Në shpirt mirësi ndritin, si Dielli.
Poetët mbi fletë, lotin derdhin
Botën e duan, si familjen e vet,
Padrejtësitë jo kurrë s’i fshehin,
Vargut të artë, shpirtin e vërtetë.
Paqe e mirësi, dritë shpërndajnë
Zotin në shpirt, ku fort e besojnë,
Plagë njerëzie, mbi supe mbajnë,
Janë të paqtë, shpirtit gjithmonë.
Biseda me poetët ngjan, si poezi
Në livadhin e mirësisë mblidhen,
Tekstin këngës plot, me dashuri,
Melodinë ia falin, artistët bilbila.
Bukurie Binjaku. 17. 6. 2020. GREQI.