August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pyes

Pyes kush do mē tregoj historinē,
kērkoj gjakun e njerëzve tê mi,
mundohem,s’po kam mê durim,
nēpēr ēndrra e mendime sot rri.

Gjērat m’i fshehin s’m’i thonê,
s’ka rēndēsi se janë ende gjallē,
pyes tē afērmit e pyes gjiton,
kanē vdekur,apo vrarë për ideal.

Kērkoj prejardhjen time në lashtësi,
ku i kam rrënjēt,trungun e tabanin,
të vjetrit kanē vdekur,s’i di njeri,
tē rinjtē s’dinin supet ngritur mbanin.

Këtej janē varret e tē parēve tanë,
thotē njē i moshuar me zë të mekur,
ja ku duken lartê gurēt e mdhenj,
kanë dy shekuj e kusur qê kanë vdekur.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com