August 12, 2024

Ti dhe derri – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TI DHE TERRI

Me ndje,
por ti dhe terri,
me beheni nje,
imazhi yt ketu,
s’me thote asgje,
ne netet e gjata,
kur gjumi s’me ze.
Megjithese shpesh,
edhe buzeqesh,
me copeza kujtimesh,
qe mbeten mes nesh,
e ma xhveshin zemren,
aty ku kane zene vend.
Dhe dritheroj,
qe s’mund te enderoj,
ishe molla e ndaluar,
qe te isha dorezuar….
Ishe ndjenja e pare,
gdhendur ne shpirt,
drita e shpreses,
qe syrit mi fali drite.
Dhe ishe buzeqeshja,
qe si lule me rriti,
me beri te vendosur,
kunder te gjitheve me nxiti.
Sinqerisht, me ndje,
por ti dhe terri,
me beheni nje,
ti dashuri e pare,
qe akoma pa u formuar,
te kishin vrare.
Ne emer te kohes,
apo te opinionit,
te shpirtrave grabitqare,
qe fshehur pergjonin,
me fjale pergojonin.
E mbylleshe vetem,
me heshtjen, binjake,
rriteshe me dhimbjen,
ndiheshe idhnake,
si fruti pa fare,
qe nga rrenja e thare.

Tirane 22 05 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com