Ah,sa m’lëndoj..! – Ardian Muca
Ah,sa m’lëndoj..!
Ah,sa m’lëndoj.
Ai guri yt.
Pamendje m’qëlloj.
Xixa m’lëshuan syt.
*
Me gurin e hedhur.
M’godite n’zhguall.
T’madh e kishe zgjedhur.
Sikur do vrisje një buall.
*
T’fortë e kam zhguallin.
Po mos e fshih dorën.
Shkuli e pastroma truallin.
Shpirtit t’i ngrej kurorën.
*
Desh zoti e s’më zuri.
Gurin tjetër,që vërvite.
I shkulur nga muri.
I “urrejtjes që ngrite.
*
Zogj’të marrin dhenë.
Dhe kthehen sërisht.
Kush braktis folenë.
Është i vrarë dyfisht.
*
Sa kot më fajsoje.
E drejta është me mua.
Me flakët përcëlloje.
Më keq se një dragua.
*
Me dinjitetin e bërë copa.
Ego e nder çjerrë zezinës
E derdhe kovën si lopa.
Nga syt këmbët ike terrinës
*
Mjaft hodhe gurë fshehur.
Dil në e ke syrin e larë.
Veç një dem i tredhur…
Mbrehet me ty n’arë.
*
Në ujrat e turbulluara.
Dalin veç peshkatarët.
Gjuajnë “ngjalat e uruara”.
Të ikura nga binarët.
*
Për një si ti u dogj Troja…
Tradhtia e ngre koliben me kashtë.
Klloçka që është e zonja..!
Mbron dhe zogj’të e lashtë.