August 5, 2024

Mirësia jetë shpresë – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MIRËSIA JETË SHPRESË!

Sa e shëmtuar, kjo ligësia
Shpirtin burgut skllavëron,
Kur mungon, zero mirësia,
Si gjarpër të tjerët helmon.

Zemër-vdekur, trup i gjallë
Shpirti lënë krejt pa adresë,
Shkel me këmbë, ç’gjen para,
Botës tjetër, ferrit pa shpresë.

Xhelozinë tepër e ushqejnë
Sytë e shpirtit, kanë verbuar,
Suksesin e tjetrit, e urrejnë,
Fytyrën në njëmijë maskuar.

Uji i rrjedhshëm, nuk ndalon
Ujvarat në lumë, kur derdhen,
S’ka gjë në botë, që i turbullon,
Sikur shkëmb, në det të hedhin.

Dita mund natën, se e zbardh
Diell i mëngjesit, kur ka vesë,
Ylber shtatëmijë ngjyra mbi bar,
Mirësi e shpirtit, jetë e shpresë.

Bukurie Binjaku. 19. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com