August 6, 2024

Miresinë di t’a fal! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MIRËSINË DI T’A FAL!

Bukurie Binjaku

Nëse rëndë ju lëndoni
I bije dhëmbjes përmes,
Gjumin ma skllavëroni,
Vargut deri në mëngjes.

S’ka kundërshtar mirësia
Qiell i shpirtit në parajsë,
Delikate si petale ndjesia,
Lotët freskojnë, mbi varg.

Se lodhem, mos kujtoni
Flas në varg, si me nënën,
Poezia plagë shpirti kuroi,
Më argëton në dritë Hëne.

Lulet kur çelin, në behar
Ngjyra shpirti një nga një,
Të hapura të tëra bashkë,
Në çdo anë pranverë vjen.

Me vulë të shpirtit firmos
Mbi varrin tim, lule mbirë,
Flutura aty ngaherë e mot,
Mbi krahë mirësi-poezinë.

Bukurie Binjaku 18. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com