Ndër deje ëndërrimesh… – Korça Bibjana
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NDËR DEJE ËNDËRRIMESH…
Ca flutura të heshtura
Të gjithë qiellin sollën
Sot brenda meje
Ishte blubardha që hyri
Në dejet e ëndërrimeve…
As mëngjesi
E as muzgu
Nuk më folën…
Vend i lanë
Fjalëve të bardha
Mbeshjellë reve…
Në fjolla të bardha
Njëra- tjetrën ndjekin.
Kukafshehtas lozin
Me diellin e qiellin..
Por a janë këto
Të gjitha të lumtura???
Disa më duken re
Të shpirtrave të humbur
Dashuritë duke kërkuar…
O ndoshta
Shpirti i një engjëlli
Që i dashuruar
Krahë resh ka shkuar..
Blubardha hyri
Në dejet e ëndërrimeve…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com