August 12, 2024

Shpirt i harruar – Zamira Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHPIRT I HARRUAR !

Mos rri aty mënjanë, ti shpirt i harruar,
në terrin e thellë, mbuluar trishtim,
në grimcëza nate trup’i copëtuar,
thërrmohet prej dhimbjes, tretet në lëngim.

Lum’ndjenja vrastare në terr të natës rrjedhin,
mendime që mbyten në lotin e kripur,
demonë nat’sterruar jetën po ta vjedhin,
në syt’e tu të bukur, dritat janë fikur.

Ooh zgjoje agimin dritë’flakëruar,
t’ia djeg vellon natës,me rrezet e zjarrta,
gjej forcë brenda teje,mos rri aty vetmuar,
perqafoje jetën mes dritëzash të arta.

Përqafoje jetën, me të dashuruar,
çaj udhët e saj me shpresë e besim,
dhe s’do të jesh më jo, një shpirt i harruar,
do të jesh dritë jete, do të jesh bekim…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com