Shpirtin ushqen mirësia! – Bukurie Binjaku

SHPIRTIN USHQEN MIRËSIA!
Kur ke plot mirësi shpirtërore
Lum kush dyert e zemrës hap,
Përherë ka, zgjidhje jetësore,
Në mjegull yjet, me dorë kap.
Disa që sot, në lukse jetojnë
Që kujtojnë, se parajsës janë,
Vetë shpirtin, ata e varfërojnë,
Kur për vete, tjerët shfrytëzojë.
Si peshkatari peshqit i ushqen
I kap në rrjetë, për barkun e vet,
Të tjerë shpirtin, të humbur krejt,
Se trupi fizik, s’egziston përjetë.
Ai ka lekë i duket, vetja fuqishëm
Mëndje madhësi tjerët i shpërfill,
Eh të varfërit, përtej ashpër i sillet,
Zemrën mbyllur e shpirtin të ligë.
Vuan punëtori, nga njerëz të tillë
Se ka nevojë, e ul kokën nuk flet,
Kur mbushet kupa, plas në shpirt,
Ikën nga i ligu, por Zoti rrugë i jep.
Bukurie Binjaku. 20. 6. 2020. GREQI.