Ardhtë lumturi në njerëzi – Bukurie Binjaku
ARDHTË LUMTURI NË NJERËZI.
Dua të iki shumë larg
Ah sikur të kisha fletë,
Të fluturoja qiellit lart,
Shpirti të më ish i qetë.
Me engjëjt krah për krah
Ku zë ligësie nuk dëgjon,
Atje ku as “koronë” s’ka,
Shpirti im lajme s’duron.
Mëngjes e darkë Kovid
Kaq vdekur, aq të prekur,
Jetën Zoti na fali o njeri,
Njerëzia panik e trembur.
U shtua njerëzia, mbi tokë
Pa problem, kur ka mirësi,
Po mbylle shpirt-zemër tok,
I gjallë pa ndjenjë, në shpirt.
Dua të gjej një vënd të qetë
S’duroj më dhëmbje të rëndë,
Për të pafajshmit më vjen keq,
Ky shekull po bën të pabërën.
Më kthe o Zot mua në engjëll
Më jep Ti fuqi magjike-aftësi,
Më bën erë, për ato re në qiell,
Të vijë lumturi, në çdo shpirt.
Bukurie Binjaku. 21. 6. 2020. GREQI.