August 28, 2024

Atdhe i dashur në të pyetshin ndonjëherë – Lumturije Sulejman Drenica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Atdhe i dashur në të pyetshin ndonjëherë

Atdhe i dashur në të pyeteshin ndonjëherë,
Ato kulla,rrugë e ato pemë të vjetruara,
Se ku i ke fëmijtë ,përse s’të ‘kam ardhur…?
Thuaju me lot në sy se nuk të kan harruar!

Përsa frym të fymojnë asnjëherë s’ju harojnë,
Ty o djep që na përkunde dhe o tokë që na rite,
Ti ishe rrezja e diellit që shpirtin na ngrohe,
Dhe me at bukurinë tënde zemrën na gëzoje.

Nuk ju kam harruar u thuaj edhe sokakëve me gurë,
Edhe fshatit dhe lumit që aq lëndueshëm gjarpëron,
As adhe ju brinja e livadhe të gjelbërta haru s’ju kemi,
Porsi një thëllënz që ju përshkoja dalë e ngadalë.

Në të pyeteshin udhëtarët stacioneve e porteve,
Se qu bëmë e nga ngelëm ne zogjtë e tu atdhe,
Oh; – ti u thuaj se ata ikën e morrën dhen ,
Por në prehërin tënd një ditë do të kthehen përseri.

Në të pyetshin urat,lisat e malet me radhë,
Si edhe qielli i kaltër me diellin,hënën e yjet bashkë,
Thuaju se do të kthehem se shpirti qetësi s’ju zenë,
Në përqafimin tënd të ëmbël e hyjnor i dashur atdhe!

Në të pyetshin gjyshërit dhe prindërit tanë,
Ku janë dhe ç’u bënë fëmijët tanë,
Vëre dorën n’zemër atdhe e jepu xhevap,
Thuaju se i treta unë,nuk munda ti mbaj pranë.
Por zogjt e shqipes kur se harojnë folen e tyre!

“Lumturije .S. Drenica “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com