August 4, 2024

Aty do treten! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Aty do treten!

Përse njerëzit të krijojnë, mërzitje pa shkakë!?
Mos vallë privatësi kërkojnë, tek ti me gjetë!?
Si mund ti hakërohesh tjetrit, në imagjinat!?
Sikur në lartësin e një murri të xhamtë ke mbet!

Oooh! Sa dhimbje njeriu ndjen në shpirt!
Kur s’rëfehesh me të tjerë, Zotin ke dëshmitar!
Në kohë me diell rrebeshin e hodhe para meje,
Edhe vullkani e derdhë llavën në trupë ngadalë,

Përse tinzarë kërkon të fshihesh pas fjalëve?
I derdhë ato nga goja, pa menduar, e pa kuptim,
Zjarrin zemrës ja ndezë, rehati s’gjenë askundë,
Nuk e kurseve fjalën, shpirtit ja ngule si thumb!

Fjalët si plumbë të godasin pa bërë kurr faj,
Zemrës ja fshive lulet shumëngjyreshe,
Përditë një gonxhe çelte veç për ty, në një skaj,
Ndofta se kuptova, se këtë nga unë ti deshte!?

Si të bëri zemra hovin t’ja ndalësh!?
Rreth teje të mbollën intrigë e përçmim,
Ato nuk do çelin me kurr, se rrënjët i helmove,
Rrebeshi i mori furishëm, i çoi diku pa kuptim,

Koha kur do të kthjellohet, ylberi do dalë,
Unë njëlloj kam dëshirë e dlirë të mbetem,
Shpirtin e qetë, si vala e liqenit që lule çelë,
Mes të mirës e dashurisë, kam dëshirë të tretem,

Se rrugën dikujt pa dashje ja kisha zënë,
Por rrënjët mbetën ashtu të forta si gjithmonë,
Fortë mirë e di, pranverë vjenë për shpirtin tim,
Ashtu Zoti pati dëshirë, më jepë po atë kuptim.

Rri i qetë, o njeri i shkujdesur, nesër dhe sotë!
Fjalët në zemër gjithonë do ti mbaj,
Kur të vijë dita të largohem unë nga kjo botë…,
Me ëngjëjt në qiell ato do ti ndaj……..

Dije mirë se për mua, asgjë s’do të ndryshoj!
Unë do të mbetem e sinqertë, njësoj,
Do të kthjellohet koha, do të vijë ditë e art,
Zemrën qelibar dhe frutin gjithmon mjaltë.

Moza Reçi Shehi
Datë, 21/06/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com