August 13, 2024

Fjala e gjuhës sime, shqipe në kuvendime – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FJALA E GJUHËS SIME,
SHQIPE NË KUVENDIME..

Fjala shqipe,një syrgjin i mendimit në zë,
si cicërimë e mendimit,që trurin ka për bazë,
si rreze dielli,që dalin,si melodi fine gërmazi,
të thëna mirë,të thëna gabim,nuk është herezi.

Fjala si buzëqeshje e ëmbël,apo si nënqeshje,
si komunikim i drejtëpërdrejtë,i shoqërisë,
mjetë i fuqishëm,dhe i ndjenjave të dashurisë,
shqipja si fjalë,si melodi e shpirtit,e vajit e këngës.

Tingulli i shqipes së bukur,është magji e shpirtit,
shumë hyjnore,me zemër e folur,fisnik kush e thotë,
fjalë shqipe ,që botën ndriçon,si gjuhë prej zotit,
më të mirë,më të ëmbël,më të denjë,ska në botë.

Shqipja si shqiponja ,që fluturon,nga bota antike,
e lindur, e ritur krenare,magjike në tokën arbërore,
cicërimë e timbrit, si dhe të komunikimit kreshnikë,
është e djeshmja,e sotmja,dhe e nesërmja shqiptare.

Me vëmendje,dashuri ta përvetësojëmë me përkushtim,
se është obligim është krenari,është dhuratë e perendisë,
kur flitet gjuha shqipe ,heshtin gjuhët indoeuropiane të botës,
Shqipja mbretëresha e gjuhëve,sikur shqipet në kuvendim.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com