Ideal froni – Avni Skenderaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
IDEAL FRONI
Mbini në shkëmb,
Rracë e fortë jeni.
Kalors pa kal,
Ideal fronin keni.
Me grusht shteti,
Zgjedhje a kurorëzim,
Ideal froni,
Me çdo çmim.
Ideal froni,
Mjalti i pushtetit.
Nuk u pam një herë,
Shërbëtor të shtetit.
Mjalti i pushtetit,
Nuk mbaroka kurrë.
Ju barkalec
Ne kockë e lëkurë.
Ju barkalec,
Hajdut e lugetër.
Të majmur prej pushtetit,
Përmbi fron mbetët.
Sherrxhij për fron,
Para e pasuri.
U rritët, u ngritët,
Mbi krim e varfëri.
Sherret për fron,
Avaz i vjetër.
Ideal froni,
Kurrgjë tjetër.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com