Jeta si nje keqkuptim… – Zeqir Hysa
JETA SI NJË KEQKUPTIM…
Si një vazo pa formë,
nga fati im i vizatuar,
për mua jeta ,një keqkuptim,
nga shpirti im i vetmuar.
Jetoj dhe eci unë,mes dyshimesh,
për një jetë,dyzinë keqkuptimesh,
nuk dua të nxjerrë, veç përfundime,
plotësuar me ide,koti kundërshtimesh.
A, thua ,jeta,si fletët boshe të kohës,
kur ndjenja ime,hap sytë ,çdo mëngjes,
pesha e viteve,si shoqërim i kujtesës,
si barë livadhi,po i njomur prej vesës .
Drejtë qiellit eci,me iluzion pendimi,
fati është prekje,po jo dhe ngazëllim ,
kohët tona,shaluar egër nga nxitimi,
do takohen në ferr,si ide keqkuptimi.
Për mua, koha ajo që ska fare kuptim,
koha pa kohë,kur unë veç frymojë,
dëshirat përqafojnë jetën,me kundërshtim,
ku kockat e mia,nën peshën e viteve ulërijnë.
I bindur jam,vetëm në tri kohët e foljes,
isha diku,po jam këtu,e diku do të shkojë,
ditët,vitet,zgjatin duartë, tek unë më përtesë,
e sigurtë tek unë është vetëm ideja ,që jetojë.