Kurrë mos ndodhtë – Fazli Ferati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KURRË MOS NDODHTË
Kurrë
s’e kisha menduar
një gjë të tillë
që pranverën e sivjetme
pa dashje
mbyllur të rrimë
Në gjithë botën
ja se ç’na ndodhi
me mija jetëra
pandemia na i vodhi
Të prehen në paqe
e në qetësi
gjithë ata,ato
që ndërruan jetë
e shkuan në përjetësi
Një gjë e tillë
kurrë mos ndodhtë
e lirë
e në paqe
gjithmonë bota qoftë
Pas çdo errësire
vjen një dritë
pas çdo shiu
dielli shëndrit
T’i kthehemi
normalitetit
që mezi
e kem pritë
f.f
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com