August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS HESHT

Thuaj fjalën që ke për të thënë
Mos u bëj sikur nuk di
Heshtja jote më vret shumë
Ti je unë e unë jam ti

S’më pëlqen fjala nuk dua
Kur flet ashpër si rrebesh me shi
Kujdes me fjalët se kujt ia thua
Sjellja jote e rebeluar tregon papjekuri

S’më pëlqen fjala nuk di
Diçka në ty është duke u fshehur
Më vret në zemër përsëri
Kur qëndron kështu i heshtur

S’më pëlqen heshtja pa fjalë
Sikur akull rri kaq ftoftë
Athua sytë më bëjnë vallë
Mund të gaboj kur jam e ngrohtë

FK
1.6.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com