Një Hënë e plotë vetëmitare – Pullumb Ahmeti
NJË HËNË E PLOTË VETËMIMTARE
Autori ,,Pullumb Ahmeti
Në natën e plotë me hënë
Ku era e mbulonte me retë
Ethet e zjarrit më kishin zënë
Dridhma kur një ujk zë ulëret.
Ndën copa të grisura resh
një yll pas hënës del i frikur
si syri yt kur më buzëqesh
Kur hapat nxiton në të ikur.
Papritur më humbe në pyll
Si hëna kur fshihet ndër re
Një portë pas krahëve u mbyll
Një udhë e pashkelur u çel.
S’të shoh ku humbe mesnatës
Zhurmë nuk ndjeja në pyll
Kush vallë me brengë i binte harpës
Mes këngës i thoshte ,më dil.
Hapin ndala te lisat e moçëm
Ku gjethet nga era fëshfërijnë
Pranë tyre sytë gjumit m’u kotën
Thellë pyllit ulërima ujqish vijnë.
Një shpirt nga ankthi po trembej
Në ëndrra shihja një natë të zezë
Hënën kërkoja gjëkundi sgjendej
Ç’kërkoj këtij pyllit nëpër një terr?
Qyqe ç’mu bëre në buzë të honit
Pyllit nga era ndihen fishkëllima
Se di pse më harrove i flisje Gjonit
E honi të kthente zërin në ulërima.
I grisi era lart retë copa copa
E yjet dolën e qeshnin me mua
Nga ëndra tër frikë sdi si u zgjova
Ndën lisa gurgullon ujët një përrua.
Hënën së pashë se nga kish ikur
Një nga një yjet ranë për gjumë
Zogjtë zhurmat i zgjuan tronditur
Tronditur u zgjova gjumit dhe unë.
Si një hënë e plotë vetëmimtare
Më shfaqesh degëve nëpër gjeth
Në përrua përmes ujit shtojzovalle
Më laje sytë e blertë këtë mëngjes.
Të fola s’të fola se ndjeu as pylli
Përroit fshihesh në shelgjishte
S’arrita të shoh ç’të thoshte syri
E syri im hap pas hapi të ndiqte.
Të thirra padrojë:O hënëz lozonjare
Më ndale buzëqeshe ndanë përroi
Ujku brenda shpirtit si s’u ndje fare?
Si mjegull ëndërre më erdhi e shkoi.
********
Varg Ahmetian ,,26 tetor