August 4, 2024

Për mua ke, datëlindje Elton! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËR MUA KE DATËLINDJE ELTON!

Fëmijët që kanë emrin Elton
Në zemër i dua, si djalin tim,
Tjerët që janë, në atë moshë,
Beso i kam brënda në shpirt.

Të dua e djalë, o Eltoni im
Një jetë s’kurohet, kjo plagë,
Engjëll jeton, në shpirtin tim,
Datëlindje si të të kem gjallë.

Si sot data 20 Qershor 1990
Më linde ti dritë e yll i nënës,
Si fis me kimet i kemi djemtë,
Me ty u gëzova, arrita Hënën.

Për mua ke, datëlindje përherë
30 vjeç ti sot do ishe bërë burrë,
Çele si një gonxhe, në atë verë,
Zoti për vete të kish vënë numër.

I urtë s’qaje kurrë nuk u grinde
E lëshoje shtatin, me shpejtësi,
Djalë i nënës, si tre vjeç mu rrite,
Buzëqeshje ti, mua sa më shihje.

Sot bleva një tortë, në lagje ndarë
Në shtëpi e kishë të ndeza ty qeri,
Kur të vi te ti të shuaj, këtë mallë,
Djalë i nënës, zjarri më vlon në gji.

Të qava të lava, për këtë më fal
Zemër nëne, dhëmbjen s’e duron,
Ty o Perëndi t’a kam bërë hallall,
Por ky shpirt, përherë ma kujton.

Zot i madh, para Teje nuk dalim
Dua s’dua zemrës vara një gurë,
Faleminderit Zotit, nipër më fali,
Plagë e vjetër, shpirtit si një mur.

Bukurie Binjaku. 20. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com