Pritëm nën qiellin e”hapur” – Myrto Hysaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pritëm nën qiellin e”hapur”
Dikur tek shpellë natyrore.
Ku ruhej thëngjill dhe lëkurë.
Më pas mbuluar me betone.
Te avlli me ankthe dhe gurë.
Landfill i kohës mbushej plastikë.
Retë shtëllungore zinin dhe diellin.
Muze njerëzimi mbushej me relikë.
Me polifoni gjinore,për tokë e qiellin.
Por kënga e vallja planetin lëvizte.
Ditëlindje e lamtumirë përjetonim.
Tortën mbushej numra,fjalë magjike.
Nga “dimrat”e kohës nuk ftoheshim.
Të gjithë pyesim ku jemi,ku shkojmë?
Te bibliotekë raftëngarkuar orar zgjatur.
Që arkitekt t’kohës t’projektonin”kolonë”.
Mbetëm duke pritur,nën qiellin e “hapur”!
Myrto Hysaj qershor 2020.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com