Rrënjët e fjalëve – Violeta Allmuca
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
RRËNJËT E FJALËVE
Atje ku thellësia
Sundon cektësinë
Plisi është pjekur
Si buka në furrë
Netët rrëzohen
Mbi njëra-tjetrën
Përpara murit
Të lyer me frymë.
Zogu qan në muzg
Kur ulet mbi tokë
Dekori i të sotmes
Ndryshon dhe nesër
Rrënjët e fjalëve
Më mbijnë në zemër.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com