Si ngujova drithërimat – Gezim Bega
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Si ngujova drithērimat
Mes reve dhe shkrepētimave,
nga kjo vuajtje keq u vrava,
si ngujova dot drithërimat,
bashkē me lotët i shpërndava.
Si thërrimet nē sofēr i mblodha,
zemrës ia çova ishte në gjumë,
nga gjumi,atë shpejt e zgjova,
Duro mē tha,–si durova unë,
Gjumi shpejt sonte mē ka dalë,
I pērhumbur nē skutat e kohēs,
mendja po më vjen vērdallë,
I shqetësuar tē jamē mirênjohês.
Pse u dashka të urrejmê njeri-tjetrin?
kur dikur ne duheshim me marrēzi!
të mos lozim me ndjenjat e zemrês,
në kētë kohë të djegur në dashuri.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com