August 16, 2024

Zbardhe faqen – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ZBARDHE FAQEN

Më gëzoi ardhja e tim biri
E papritur këtë radhë
“Suprizë e bukur more djalë”
Erë gushës duke i marrë

– Jam për rrugë nuk rri gjatë
Jam tek vllai im shkupjan
Do t’i shkoj për gëzim
Ai m’u gjet në hallin tim”

Kur për punë,të parën herë
U nisa për Gjermani
Kat më kat m’u hap ajo derë
Kështu filloi kjo miqësi

Fati deshi që një shkupjan
M’u bë mik, m’u gjend pranë
Shoku dhënë m’kish një adresë
“Je në hall, këtu kërko Besë”

Në t’u errur mbrëmja arrita
Në kafene ulur e prita
Të dëgjoja fjalën shqip
Hallit tim t’i thoshja “Ik”

S’kaloj shumë,më qeshi fati
T’barthët pleq sjellë sahati
Në sy ma lexuan hallin
Me mir’si menduan dermanin

“Hajde shlodhu pak tek ne
Po deshe merr një sy gjumë”
Me turp u zgjata adresën
Fal’nderuar shumë për ftesën

Djalit të ri ndihmë kërkuar
Tek miku i ri më dërguan
Ngrohur nga pritja, qetësuar
Rehatuar e lumturuar

Tek miqtë e rinj shkupjan’
Gjeta vëlla, kaluar vëllanë
Por. ..ja që miku u vu në provë
Shi, rrebesh, furtun’ e llohë

Të shpëtonte gjë e mall
A me mikun faqebardhë?
-Të lutem kërko taksi
Boll ndihma, gjëma ra mbi ty

Gjaku, Besa e thërriste
“Miku s’do lënë në baltë”
Qielli, Toka ulërinte
“QËNDRO burrë, se ndryshe
Edhe varri të nxjerr jashtë”

Jo s’e theu Besën Bestari
N’aeroprt katër sahati
Rehatuar n’udhën time
Për vëllanë zemra thërrime

“Shko Ti bir e faqen zbardh
Ndero mikun që t’u gjet pranë
Jam e vjetër, por u rinova
Virtytet, Besa do na BASHKOKA!”

Ripunim i poezisë nga përmbledhja me poezi

” Zemrën kam lën peng”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com