August 6, 2024

E dashur nene – Albert Hitollari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

” E DASHURA NENE ”

*
Malli shpesh me ule , ne k’te breg ketu
Dhimbja ze vershon , nder vena, nder deje,
Bulezat Vesore , me sjedhin Lotet e tu
Dielli buzeqeshjen, e dashur nene prej teje !
*
Por e di , e shtrenjta ime, nga large po me sheh
Diku atje tek bregu, si une nga kjo ane ,
Me Flladin shpesh me pyet : – Biri im si je ?!
Zemra jote e lodhur , qe andej matane !
*
Ah , sa here psheretij, nen ze kur te therres
Syte e ketij shpirti, ku i mbajne k’ta Lot ?!
Ndoshta s’me degjon , por me veshtron e hesht
Ndaj nuk me pergjigjesh, e as nuk me flet dot !
*
Ah , e mira ime , me hallet sa mu lodhe
U thinje per ç’do dite ,me kohen duke pritur ,
S’filitur mundimshem, njehere nuk u ankove
Dhe pse te dy e dime , se sa te kam merzitur !
*
Eh , sa shume prej meje , Nene akumulove
Net pagjumesie, ankthe, pritje e qarje !
Si shperblim per mundin, si nuk me qortove
S’kerkoje pendim, as meshirim , me falje!
*
Gjithçka kam perjetuar , viteve ne Mergim
Ç’do ore te diteve te mija,ke qene ngushellimi,
Uratat me ke dhene, Besimin dhe Bekim
Durimin edhe Shpresen, veç çaste lehtesimi!
*
Vetem Zemra jote , o Nene te mban ne duar
Si dikur femije , e s’te braktis kur rritesh,
Nuk ka tjeter si ti , qe te ndjek e permalluar
Bashk me Syte e Zotit, ne udhe te gjata vitesh!
*
Nje Shekull s’me mjafton, te shkarkoj k’te mall
Ne fraza apo vargje, as ti radhis ne Leter ,
Se nese do te doja , ta shkruaj fjale per fjale
Nuk me mjafton kjo jete,me duhej dhe nje tjeter
*
Dora jote Nene , eshte vete ngrohtesia e Zotit
Sa here te perkedhel, te ledhaton, te puthe,
Emri yt fuqia, magjia e mbare Globit
I vetmi qe vallezon , tek ç’do krijes , ne buze !
*
Ti je e Shenjteruar , ne gjith gjuhet e Botes
Je fryma , Ekzistenca, e vetmja Mrekulli ,
Veç me ty o nene , ne ç’do cep te Tokes
Lind ç’do dite nje jete , fillon nje Dashuri !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com