Është koha për bashkim kombëtarë… – Zeqir Hysa
ËSHTË KOHA PËR
BASHKIM KOMBËTARË..
Thonë e çnuk thonë ,mileti për trojet tona,
fjalë e dëshira,plane të kurdisura nga tër bota,
kjo dihet ,nga çdo person ,e nga tëra njerëzia,
të ardhur rishtaz,brez pas brezi nga historia.
Në rininë time të hershme,sflitej për këto gjëra,
dhe baba e gjyshi ,që flisnin për trojet tona,
zërin e ulin ndër vete,për këto troje të coptuara,
qeveria komuniste,sillej me trojet,veç me pallavra.
Po shqipëtarët ,shqipe me fole ngado që jetonin,
frymonin të ndarë, mendonin për bashkim kombëtar ,
nëpër shekuj,për këto troje,trimat jetën flijonin,
lufta dhe sakrifica me botën,që trojet tona i ndanin.
Ndonse nga brezi në brezë, kishim vetëm amanet,
ideali,jeta,e bashkimi kombëtarë nuk do ndalet,
le të jetë historia ,si gjithnjë tekanjoze me shqiptarët,
gjuha jonë,gjaku jonë,ngado të jemi,do bashkohet.
Lumenjtë gjaku,heronjë,dëshmorë,për këtë vatanë,
i ndarë në pjesë nga historia,ndarë për gllabërim,
sjemi popull,i ngathët, sjemi popull që harron,
deviza jonë,ka qenë,është,e do të jetë veç bashkim.
Tash flasë me kopetencë,shqiptari ! erdhi koha ,
plotë një shekull ndarë,tani pritet vetëm mundësia,
ja erdhi dhe fermani, për bashkim nga perendia,
të ribashkohen trojet,të ribashkohet shqipëria.
Besa e burit, fjala e nderit,trimëria veti të shqiptarit,
për këto veti e të tjera të vyera,në flamur bëjmë betim,
se kryelartë do ecim ,në histori,si prushi i zjarrit,
do jetë obligim i joni,ngado,vetëm për ribashkim.