Ku je ardhmëri..?! – Ardian Muca
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ku je ardhmëri..?!
Ardhmëri e ngrirë në gryka dyfeqesh.
Ngre supet koha,që s’di ç’ka ngjarë!
Mendimligët i zejnë pusi si merimanga leqesh.
Mentaliteti i vjetër,na e shkel lirinë ,s’i kusarë.
*
Vëllavrasja tek gjuha mpreh thikën.
Ardhmëria pastron e vajis dyfeqet.
Koha me duart në kokë dredh frikën.
Nyjes gordiane,i shton nyjet dhe leqet.
*
Fluturon krahu e truri me vaporë e dalika.
Mbyllur në valixhe,dhimbja lotshkarë.
Nuk po e do njeriu njerinë as dy dakika.
Po ikin nga kjo tokë,bedelë e kllosharë..!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com