Busulla e ndjenjave! – Avdyl Zeneli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BUSULLA E NDJENJAVE !
Si planet gjigand është edhe shpirti
Meridianë e paralele gjithsaktësi
Hapsirë e dashurisë trajta e ndjenjave
Jetojnë botën e tyre , në të njëjtin kufi
–
Busulla e ndjenjave , shpejtësia e dëshirës
E gjen sadolarg , me aq përpikëmëri
S’ka shans që të gabojë lehtë dashuria
Tregon saktësisht drejtimin , pa hamendësi
–
Vendlindja e dashurisë planeti i shpirtit
Çdo rrahje zemre , e mat me përpikëmëri
Shigjeta e busullës , në bashkësinë e ndjenjave
Zeron largësinë , aq shpejt në dashuri !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com