August 10, 2024

E shenjta gjuha shqipe, ndër shekuj krenare… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E SHENJTË GJUHA SHQIPE,
NDËR SHEKUJ KRENARE……

Jam udhëtarë i dritës,i fjalës,i poezisë,i elitës,
ndër yje fluturoj,fort krenohem, me gjuhën time,
ndër më të bukurat gjuhë,vetëm kjo e shqipes,
jam me fatë, që ligjëroj gjuhën ,si drita në agime.

Jam e do jem fisnik,i gjakut,i gjuhës time shqipe,
se gjuha ime më ndrit,aq fortë edhe mes yjesh,
fjalë të shëndruara,në xhevahire, legjenda dritash,
që ngazëllehen fort nga ëmbëlsia ,si yje perendishë.

Fjala,atdheu,Iliria,pasuria,që tek unë ,amanet mbeti,
fjala shqipe ,lule ndër më të bukurat ,si margaritare,
janë mendjendriturit,që përcollën,këtë gjuhë fisnike,
ndezën zjarre diturie ,mes zemrave të arta shqiptare.

Jetoj në ashtin e muzës,në universin e diturisë,
fluturoj mbi krahët e shqipes,kudo nëpër botë,
fanarët e madhërishëm,i ndriçojnë udhët,shqipes,
edhe yjet kur dëgjojnë gjuhën shqipe ,luten në zot.

Fjala shqipe,e ardhur ,si mision diturie, nga arbërit,
luftoi ndër shtigje,me armiq,e llojë, llojë malukatë,
mbas çdo fitoreje,shqiptarët gjenin fort kurajon,
fitimtarë nga brezi në brezë,amanet gjuhën e çojnë.

Vitet,moshën ma plakën,po gjuhën fort ma mprehën,
vitale,të bukur,të ëmbël,që vetëm fjalë zemre më çelën,
ngazëllehem tek ndëgjoj, mes vetes,zhurmën e kohës,
nuk lë të copëtohet,gjuhën e çamërisë,as të kosovës.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com