August 7, 2024

Erdha, se më thirrët…! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Tomor BUZI.

ERDHA, SE MË THIRRËT..!

Erdha se më thirrët ju..,më thirri çmënduria juaj
Hedonizmi, perversiteti i racës suaj njerëzore ,
Erdha se më dërguan për të shuar etjen tuaj ,
Erdha për ti thënë: Ndal, manisë tuaj djallëzore !

Ju su ndalët me zjarrin e ferrit, Amazonë
Australi
Retë e blozës si mantelë i errët mbuluan diellin ,
As me shkrirjen e akullnajave, në pole., jugë dhe veri ,
As me lëngimin e ëngjëjve, që spo shohin më qiellin !

Ju su ndalët, por vazhdoni të kacavireni lartësive..
Në oxhaqe fabrikash, që prodhojnë armë, bomba, para..,
Ju prishët ekuilibrin, në mes të Zotit.dhe hyjnive ,
Me kakonitë e frikëshme, që zgjaten deri në Sahara !

Erdha për mjerimin që keni endur në shpirtin tuaj
Për hedonizmin që keni mbjellë mbi nënën natyrë,
Për ulërimat, tmerret, vrasjet që skanë të mbaruar,
Për lakminë tuaj perverëse, në këtë botë të ndyrë !

Erdha t’ju kujtojë ulërimat e diellit nga dhimbjet,
Kur shkonë duke gulçuar në orbitën ndëryjore,
Rethuar nga efekte mendaloriane, ku masturbimet..
Prishin ekuilibrat metafizikë, me botën shtazore !

Erdha që t’ju them boll më, vërini fre çmëndurisë,
Mos u endni në delirë mbi parajsën qiellore ,
Erdha, që ti jepni fundë galopit, drejtë kakofonisë,
Që mbytë zërin e Zotit drejtë lëndinave ëngjëllore !

Boll më ! Themelet e botës suaj po lëkunden në zi,
Nga pesha e kaosit deterministik që endët në planet,
Erdha tju themë, që unë nuk jamë për ju, perëndi ,
Por një lajmëtarë i thjeshtë, që vijë t’ju sjell shëndet !

Ju s’guxoni t’ju përgjigjeni pyetjeve, ato janë aty..,
Mbështjellë në mantelin gri, të suazës entropike,
Janë në botën tuaj virtuale, që lundron në pafundësi..
Drejtë konstantes së universit,mbi kënde gjeometrike!

Erdha, më dërguan t’ju lajmërojë për herë të fundit ju..
Që përbuzeni si bashkëpunëtor të kaosit drithërues,
Për të gjashtën herë, po endim frikën e vdekjes këtu,
Ku ‘faraonët’, shkelin mbi shpirtëra, si pushtues !

Erdha të mposhtë turfullinë e bishave hedoniste.,
Që ‘udhët’ e tyre i shtrojnë mbi kufoma kërthinjësh..
Të shuaj epshin e tyre eruptiv, mbi prostituta egoiste,
Që lundrojnë nëpër ekrane, kthyer në lodra fëmijësh !

Erdha t ju spërkasë me frymën e demonit të zi,
Mbështjellë me petkun e ekosistemit që po vdes,
Erdha t’ju themë ndalë, mos u betoni më në perëndi,
Për të mbuluar lakminë tuaj vetëvrasëse, perverse !

Jo, ju nuk mundë të zëvëndësoni dotë Zotin tuaj
Hapni sytë, shikoni tmerret që keni endur gjithandejë,
Dorën e Tijë keni përbuzur si një suvenir të huaj,
Duke kapluar habitatin, për tu endur nëpër qiej !

Erdha për ti thenë ndalë, vrapit tuaj hipersonik
Zhurmës marramëndëse të kakofonisë ndëryjore,
Të ju kujtoj se çdo të thotë: Editorial bidaktikë,
Shkruar mbi gurët, ku Eva dhe Adami, i dhanë jetës, ‘zanore’ !

T’ju kujtoj aromat e jetës, që ju nuk i ndieni më,
Tju kujtojë lëndinat ku fëmijët riteshin duke qeshur,
T’ju kujtoj humanoidët, që shkojnë të heshtur, pa zë,
Frikësuar nga kaosi i lakmisë, mbi këtë planet të vdekur !

Unë jam thjeshtë, një lajmëtar i asaj që
po vjenë..
Jamë, Sars-2, me emrin e tmerrshëm, virusi-korona,
Erdha për ju, shkaktarët e vorbullës në ekositem,
Që dashurinë për jetën, e blini me miliona !

Ndaloni, prisni dënimin, pa i dhënë rëndësi frikës,
Forcën time se ndalë dotë askush në planetë ,
Unë do të vendosë paqen, ekuilibrin e gjeofizikës,
Do ju tregojë rugën, si universi kthehet në jetë !

Mos më shani, mos më mallkoni si të isha pushtues
Jamë thjeshtë një lajmëtarë i vogël, i dërguar..
Jamë forca që do të sjellë ekuilibrin drithërues..
Mbi ekosistemin e sëmurë,të këtij planeti
të shkatërtuar !

Jamë, Kovid-19, që s’linda nga formulat metafizike ,
As nga formulat e ‘parajsës’,që krijojë Njutoni,
Unë linda nga truri, në suazën e ndarjes entropike,
Të ruaj konstanten, midis universit, dhe evolucionit !
Dt. 31. 03 2020.
Tomor Buzi .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com