August 9, 2024

For father day – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FOR FATHER DAY

S’te kam prane,
e nuk te gjej dot,
ne kete dite te bardhe,
ku baballaret festojne,
nese do ta dija,
do t’pershkoja katakombet,
drejt teje te vija,

Ti nuk je, nuk ishe as dje,
ke pesembedhjete vjet,
qe tretesh nen dhe,
ne dy metra katror,
nen mermerin e ftohte,
edhe prane kur te vi,
vec loteve te ngrohte,
mireseerdhe me duket,
se fotografia jote me thote.

Por ne thellesite e mija,
ku e embel eshte ndjesia,
kujtimet e tua jetojne akoma,
mbi shpatulla dora jote,
eshte akoma e ngrohte,
ndjej akoma tenden puthje,
mbi balle e mbi koke,
perkedheljet e buta,
permbi te mijat floke.

Ndoshta truperisht,
atje ne Sharre ti je,
por je i gjalle akoma,
tek te gjithe ne,
ndoshta mungojne hapat e tu,
dhe kolla jote e thate,
kujtohesh me shume se kurre,
dhe sidomos me shakate.

Mbase shpirti yt tani,
qe une po shkruaj per ty,
ndjen dhe vjen, s’e di,
e paskam kete ndjesi,
ndoshta ke mall edhe ti,
urimin do ta bej gjithsesi,
Gezuar festen babi,
urimi can pertej mallit,
te te vdekurit e te gjallit.

Tirane, 22 06 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com