August 12, 2024

Kështu është jeta – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kështu është jeta.

Në mëngjes del dielli, tokën të ndriçoi,
Një fëmijë lindi, që jetën ta jetoj,
Tokën mbolli bujku, që farën ta shtoj,
Trëndafili në oborr, aromë kundërmoj,

Thua që mirë jetova, kur mbrapa lë mesazh,
Thua dashurova, kur zemrat ndejtën bashkë,
Njerëzia duar art, driçuan si rreze e dielli,
Ndizemi dhe fikemi, nën kupën e qiellit,

Një shtetë që udhëheqë keq, gjurmët pas i lë,
Një mik i pabesë, nuk fshihet me asgjë,
Një shtëpi e vjetër, prishet e ndërtohet prapë,
Një dashuri që largohet, varrin ta lë hapë,

Punët që fillohen, shumë kohë për ti mbaruar,
Miqësitë e mëdha, duhen respektuar,
Veprat e mira, Zoti nuk lë në haresë,
Por veprat e këqia, s’harohen deri sa t’vdesë,

Dielli kur perëndon, vendin natës ja lë,
Njerëzit e mëdhenjë, veprat vendin ua zë,
Një nënë që ikën nga kjo botë, fëmijët pas i lë,
Për ëngjëjt e saj, nuk zëvendësohet me asgjë,

Vrapojmë dhe çirremi, në këtë jetë pa kuptim,
I themi njeri-tjetrit, ky është malli im!,
Jeta mbi tokë, është gënjeshtër e vjetër,
Zoti na rezervoj, të vërtetën botën tjetër,

Moza Reçi Shehi
Datë, 24/06/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com