O valltari…histori…! – Eduart Veli
O VALLTARI…,HISTORI..!
Dedikuar valltarit te camerise Osman Taka ,por njëkohesisht dhe virtuozit të pa përsëritëshëm që e ngriti në pjedestal ketë “valle magji… “Taip Madani!
Fustanellën.., palë palë,
Era lehtë., ç’e përkund,
Osman Taka ,levend djalë,
Ngrihesh lartë ,si pëllumb !
Si shqiponjë ,ulesh ngrihesh,
E valëvitesh,me furi,
Rrotullohesh e përkulesh,
Si zgalemi..,në stuhi !
Lart,në ajër valëvitesh,
Këmba,nuk e prek sininë ,
Përdridhesh,e kolovitesh,
Dora bukur,dredh shaminë !
Trupin çe përkul ,si urë ,
Mbi gjoks,vallja po shpërthen!
Valle ,që nuk shuhesh kurrë,
Nepër shekuj, Mirësevjen !
Osman Taka,burrë i rëndë,
Kurrë s’te tretet lavdia,
Je në valle,je në kengë ,
Osman Taka -“Çamëria”!
Kërcyer në botën mbarë,
Valle shpirti,valle xhani,
I dha shkëlqim të paparë,
KorifeTaip Madani !
Nëpër dasma,nëpër festa,
Hidhet vallja në sini,
Valltari me këmbë të lehta,
O valltari -“Histori “!