Vlera e edukatës – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vlera e edukatës
Shpesh hapësirë nevojitet
hirin e durimit njeriu të shkundë.
Në zemër pluhur të mos i ngjitet
për t’a pastruar nuk mjafton një lumë.
Zinxhiri i burgut të zemërimit
nuk na mban dot lidhur në vargojtë e tij.
Edhe në ditët e zymta mes trishtimit
në parcelat e zemrës kultivojmë mirësi.
Edukata dhe vlera e një personi
ndodh të shkelen e nuk respektohen.
Harrojmë se janë ato që mbeten
kur qetësia dhe durimi i tij mbarohen.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com