A e ndalë erën, o njeri…? – Zeqir Hysa
A E NDALË ERËN ,O NJERI ….?
Më thonë,çfarë mendon,kur frynë era si ciklon?,
ashtu si lëmshë, si turbulencë,stuhinë mendon,
po,po ,tek frynë erë,mendimi në natyrë na çon,
tek sheh llamarinat,si letra të holla që fluturojnë.
Një kalimtarë i kërrusur,pak para,xhaketën shtrëngon,
i ngatërohen këmbët,sforcohet,po erën se ndalon,
shallit rreth qafës,cepat i fluturojnë,dhe ai si ndalon,
mbulon fytyrën me duar,nga era,dhe rrugën se shikon.
Çuditem si njeriu,duket i pafuqishëm ,për erën,
që si malë me fuqi,zbrazet,mbi çdo gjë e mbi tokën,
njeriu mbledhë energjitë,krenar gjoksin erës i tregon,
mes vetes dhe natyrës,erën suferinë ai po e sfidon.
Era uturinë me një egërsi,që borxhë i ka veç qiellit,
shpejtësinë,egërsinë,pabesinë,ja shkul si gozhdë diellit,
O,njeri,erës e suferinës,tregoi shpinën,e armikut gjoksin,
jepi vetes forca,besim,sfido murlanin, se jetën shkatrron.
Një shqiponjë,lëndoi krahët,se mes erës ajo fluturon,
nuk i qahej qiellit,për këtë fenomen,që tokës ia faturon,
drithmë fryme,sikur shkulmën e dërgon,vetëm tek zoti,
era frynë ethshëm ,nga një vrimë e kozmosit me shpoti..