Çdo çast, ti je me mua! – Sulbie Shehu
ÇDO ÇAST ,TI JE ME MUA!
Çdo çast ti je me mua.
“Eja më ndiq, më thua.”!
Vrapon lehtazi, si zanë.
Unë të ndjek anë e mbanë!
Çdo çast ,pranë meje frymon .
Ëmbël më thua”Më dashuron?”
Sa hap sytë,ikën bëhesh erë.
Aromën tënde lë pas,përherë!
Në çdo çast,ti je pranë meje.
Ndjen si rrjedh gjaku, ndër deje.
Dorën mbi zemër,vendos ngadalë.
E mira zemër,do të thotë ca fjalë!
Çdo çast,më ndjek nga pas.
E bukur si Zanë gjithë gaz.
“Të dua”,sa ëmbël ma thua.
Si muzikë e ujit në krua!
Eja,ikim më thua nga ky planet.
Të ndërtojmë një tjetër jetë.
Të ikim larg,mos të na shohë njeri.
Të ushqehemi vetëm me dashuri!
Mes galaktikash,të dy vrapojmë.
Aty mes yjesh,do të jetojmë.
Sa bukur, bashkë në hapësirë!
Larg ,si dy shpendë të lirë!
Punoi Sulbie Shehu
25 .6.2020 .
Tiranè/ALBANIA /