August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LUTJA IME MË E RE

Zoti im
që zotëron shtatë palë qiej
e i sjell n’Gishti të Vogël
dhe shtatë palë tokë
shpëtoje si përherë timen Kosovë
që të lutemi edhe mëtutje për t’mirën e saj
përmes emrin Tënd
këtu e në këtë vend
si moti dikur
kur lutjet për Ty i gravuam dhe nëpër gurë

Ti po i sheh
se si dherave të Trupit tim zhbiruan
e dolën për fushë
në këto kohë të vona
dhëmbët Lazdranë

Me Gjuhë të Tejdala
përditë mes vete kafshohen
hahen
gjak bëhen
nga një sëmundje e vjetër
nga një mëri e lashtë
që s’i lë as në varre të bëhen bashkë

Kam mbetur si mos më keq
mezi po mbahem në këmbë
e s’kam ku shkoj diku tjetër
as ku bie
për t’pushuar pakëz nga këto dhimbje

Zoti im i vetëm
kthjelli
në vehte ktheji
prej kësaj vetëngrënie prapësoi

se fuqi për t’i ndalur nuk më mbeti

Zoti im i mirë
I Vetm Zot mbi këto dhera
më liro nga mëkate të pashlyera
e nga pjella të liga
mos më ndëshko

Merrmë për dore
se nuk kam tjetër kafshore

Më jep dhe pak fuqi
nga ky Bar i Keq të lirohem
që trupit tim ka mbirë

se dua ta jetoj këtë jetë të mbetur
me besimin në Ty
e me të ëmblën dashuri
të Moçmes Dardani

( 29 Maj 2020 )

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com