August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËSHTYMA

Jeta e njeriut është shumë e shkurtër
por elita jonë politike përkujdeset
që ajo të duket shumë e gjatë
Liderëve tanë që janë rritur me gjizë
apo me vezë
do të duhej t’u vinte turp
t’i shikojnë lopët a pulat në sy
e lëre më njerëzit
atyre të njëjtëve që për të satën herë
gjatë zgjedhjeve u premtojnë
se me pështymë
do t’ua ngjesin copët e thyera të shpirtit
ëndrrat e tyre të thyera
se fëmijët e tyre të ikur nëpër botë
do t’ i kthejnë
dhe se me pështymë do t’i ngjesin për atdhe

I lumtur është populli që i ka këta politikanë
edhe më i lumtur do të ishte sikur të kishte
diçka për të ngrënë
po nejse
nuk mund t’i kenë edhe njërën edhe tjetrën

“KUR QAJNË HARDHITË”, Armagedoni, 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com