Të kërkova! – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Të kërkova!
Të kërkova rrugëve t’qiellit
N’mes stuhish që shpirtin m’vran ,
Të kërkova brigjeve diellit
Atje ku afshi yt lotin ma thanë
Të kërkova mes valëve t’kaltëra
Puhizë malli kurrë s’mu shua
Edhe në vesën e mëngjesit
Shpirti im mbeti trazuar
Të kërkova n’mes dy botërash
N’mes dy trupash ,n’mes dy ëndërrash
Të kërkova por kurrë s’të gjeta
Emri yt peng i harruar.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com