Thjesht për njohje – Besnik Memelli
THJESHT PËR NJOHJE
U ulëm diku në cep të një lokali
thjesht pimë një kafe për njohje,
biseda bukur mes poetësh rodhi
mes vargjesh të ëmbla si zgjoje.
Sot ne poezia na njohu, na takoi
tavolina mes vargjesh lundronte,
sa shpejt pa kuptuar koha shkoi
të rimin më gjatë ajo s’na lejonte.
Si gonxhe lulesh vargjet çelnin
petale të bukura nga mua nga ty,
mbi tavolinën tonë si bletë zienin
dhe bëheshin një me mua me ty.
Tek ty zbulova femrën e vërtetë
poeten e vargut të çiltër të dlirë,
cilësitë që femra duhet të ketë
sa takim i bukur, sa takim i mirë.
U ndamë si miq njohur më parë
gjurmë dhe mbresa të mira ti le,
zonjë si ti skam takuar ndonjëherë,
emblemë e të mirës fisnike ti je.
Besnik Memelli
24.06.2020