August 5, 2024

Nuk u çmallëm dot! – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NUK U ÇMALLËM DOT!!!

Ti po më thërisje me zë të lartë
po unë vazhdoja të mos dëgjoja,
pastaj erdhe mu afrove shpejtë
i habitur fytyrën tënde po shikoja.

Të pyeta po ti nga mbive këtu?
heshtur ti më shikoje me inat,
pastaj fillove të më flisje kuturu
ca fjalë që s’të vinin për shtat.

Të lashë që të shkundje inatin
pas kësaj vetëm të buzëqesha,
s’po më njeh më the tani suratin?
unë jam dikur ajo bukuroshja.

Nuk të njoha ke ndryshuar shumë
flokët s’janë më ato që ke patur,
e mban mend kur ti regulloja unë?
fytyra po ashtu sa qënka plakur!?

Po ti ku i ke ato hondet e bukura?
po fyturën që merje gocat në qafë?
ku shkuan ato vite aq të lumtura?
hë pse hesht tani na thuaj një llafë?

E di sa mirë bëre që ti më fole
më nxore mallin e rinisë shkollore,
mi çele kujtimet e pranë mi solle
ti kohë e shkuar rininë na more.

Pranvera, vera e jetës na iku tani
na ka mbetur vjeshta dhe dimri,
vite më vonë kujtim do mbetemi
në fotografi e përmendur emri.

Ti po më thërisje unë s’të dëgjoja
e kushedi ku kulloste mëndja ime,
sthonë kot shikon,dëgjon mendja
e ngarkuar jeta sot me probleme.

Në kafenenë që menazhoje vetë
biseduam gjatë u kënaqëm shumë,
na shijoj ajo kafe të dyve vërtetë
kujtimet smbaronin ecnin si lumë.

U ndamë po nuk u çmallëm dotë
më përqafove e lotët të mbuluan,
u mundova ti thaja ishte e kotë
ishin lot burimi i viteve që shkuan.

Besnik Memelli
24.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com