August 10, 2024

Bota ne zgrip… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BOTA NË ZGRIP…

Përditë mendoj, se botën e mbajnë perënditë,
se globi,është një tullumbac,që plas çdo çastë ,
bota si një fije letër, lartë në kozmos vërtitet,
ajo është në zgrip,që mund të shembet në çdo rast.

Unë shtetari,që në qiell me balonë lartë fluturoj,
qiellin e shtetit tim,nga lartë botën time meditojë,
gjendja e saj herë diell ,dhe herë rrebesh,që përjeton,
thonë do shembet nga injoranca ,që në bot egziston.

Ditën dhe natën,qëndroj mbi vandak librash ,mësoj,
mes tyre fluturoj,e botën ,zhvillimin e saj e mendoj,
çdo gjë e pathënë,i takonë ,oligarkisë e shkencës,
njerëzve të ditur,si dhe mendjehollëve shpikës .

Mundohem me mend botën ta laj ,në rrjedhën e lumit,
se unë nuk e shpika, mënyrën ulëritëse të shurdhimit,
që si një vashë,po sjellë në jetë bukurinë e natyrës,
botën e brishtë që trajtohet si manare,nga dora e shkencës.

Në këtë botë virane,më mungon i ndershmi njeri,
që mirmban natyrën , pastër, me të jetën bën histori,
bota objekt i qeshjes, pa asnjë shkak i maskarenjëve,
që flasin si roje të botës në zgrip,fati në dorë të perendive.

Modele planesh,projektesh,i qasen asaj për ta komanduar,
nën tuzakë ta fusin botën,ta shkatërojnë e ta shfrytëzojnë,
me gjuhë pandemishë,shpikjesh, njeriun robot i komanduar,
bota si glob në tryezë, oligarkët egër duan ta posedojnë..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com