August 6, 2024

Gezuar 1 Qershorin – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GEZUAR 1 QERSHORIN

Per konkursin.

Ate ze qe gurgullon,
e degjon a s’e degjon,
neper shkalle qe kendon,
eshte zeri i nipit tone.

Ne avlli si shtojzovalle,
si melodi, nen tinguj harpe,
luan, qesh edhe kendon,
mbesa e vogel si biskonje.

Veshur bukur si princeshe,
dhe si princ vellai i vet,
mezi presin qe ne shesh,
te lodrojne gjithe lezet.

Gezimi qe mbajn mbi vehte,
diten time zbukuron,
ne fytyre driten hyjnore,
reflektojne per 1 qershor.

Hija e brenges nga Covidi,
ju eshte fshire nga fytyra,
ju mungon shkolla, mesimi,
por i therret, sot natyra.

Me shpirtin te lehtesuar,
nga gezimi qe me falin,
ju qasa per tju uruar,
festen e tyre, 1 qershorin.

Faleminderit thane shpejt,
dhe vrapuan ne zabel,
te vrapojne, mbledhin lule,
bashke me femije te tjere.

S’mund te them vec se i dua,
ata jane frymemarrja ime,
arsyeja qe me ben mua,
te jem tezja me fatlume.

Tirane 25 06 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com