Jam shqiptar – Sahit Shala
JAM SHQIPTAR
Jam nga Shkodra a Skrapari
Myzeqeja e Bilishta
Jam i shqipes, bir shqiptari
Me flen n ‘shpirt Naimi e Fishta
Nga Prishtina a Tetova
Dibra, Shkupi, Kumanova
Jam aty ku tingëllon huta
Lind e rritur nëpër lufta
“Udhë e shkronjave” m’ ka kalitur
Përmbi strofka t ‘shqipes rritur
Fjalë e besë i kam pas veti
Flas si Noli e Din Mehmeti
Jam Nga Kruja dhe nga Vlora
Ku qëndisi Marigona
Nën shami e mbi jelek
Mbajmë gjerdanët me fishek’
Kush guxon të harrojë rendin
Kur kem vargjet e Migjenit
Për t’u çmallë na bën Asdreni
Në radhë kam Mjedën, Shirokën
Pa u hamend, bëjnë t’puthim tokën
Të bëjnë ta puqsh këtë tokë dardane
Autoktonë den baba den
Ku ka vdekje më krenare
Se të vdes për dheun tem