Mos u ligëzo edhe kësaj vere atdhe – Lumturije Sulejman Drenica
Mos u ligëzo edhe kësaj vere atdhe
Po vyshkesh e po tretesh çdo ditë e ngadalë i dashur atdhe,
Prap edhe këtë verë lulet t’i lëshuan petalet e ty vyshkën,
Prap toka mëm po lodhet t’i mbledh forcat e veta për jetë,
Por urithat e krimbat po e lodhin përbrenda e qetë s’të lejnë.
Po bijen petalet e trëndafilave e bari po thanë gjithkund,
E rrugët e shkreta po rinë të përlotur duke pritur rishtaz,
Ndonjë kalimtar të kalojë e t’ju sjellë një lajmë të mirë,
Por e kot; – edhe këtë vitë kjo verë po ikën zemër plasur.
Ngelëm duke pritur pakës dritë ditëve në agime ,
Dhe me shpres që vesa e mëngjeseve ti shpëtoj këto lule,
Qiellit t’ja lorgojë ret e zeza e të ndriqojë pak rreze dielli,
Përmbi ty atdhe i dashur e në shekuj delelendisur.
Po të vyshken edhe fyshat e mallet bashkë me lulet,
Edhe lumenjtë , prenjtë e detet kanë nis e po të thahen ,
Me sy në horizontin pa kufi të ngelën zogjtë e ty nëpër botë atdhe,
Mos të lutem mos perendo i heshtur,por ngrihu e merr frymë të jetosh.
Atdhe i dashur o dritë dhe oksigjeni i mushkërive të mij,
Mos u ligëzo edhe kësaj vere të lig nga kprba mbuluar,
Se mbi qiellin tënd vetëm shqipet do fluturojmë dhe do këndojnë,
Se nga plagët që merr ti atdhe më i fortë bëhesh gjithmonë.!
“Lumturije. S .Drenica “