Në këtë natë…! – Zymer H. Haliti
NË KËTË NATË…!
Dua të fle e gjumi është tretur në pafundësi
Dua të lexoj një libër e shkronjat më janë nxi
Kam shkuar larg me mendine në një adresë
Jam ndal para një porte,trokita dikë po pres
Sa shumë larg paskam ecur nëpër këto vite
Si më paskan tretë shumë ngjarje,unë n’pritje
Shoh se pranverat e vonuara ftoht kanë ikur
Unë gjithmonë me shpresë diellin kam pritur.
Por,sonte në këtë natë ylberin disi e kujtova
Me ca fletë të lulëkuqes natyrën e pikturova
Mora dhe manushaqēn dhomës t’i jap qetësi
Se ç’mu kujtua ajo kohë e zjarrtë,e ëmbla rini.
Po këtë natë ç’kërkojnë këto mendimet e mia
Kur është jasht terr s’dëgjohet…asnjë zhurmë
Pa e kuptuar edhe kjo natë po ikë si vetëtima
Çudi nëpër labirinthet e kësaj jete jam humbë.
Po kërkoj fillin e shumë ngjarjeve nëpër mote
Po s’gjej përgjigje nga askush që më ndihmon
Vetëm mu kujtuan pritjet dikur nëpër koridore
Dalëngadal ajo kohë e ëmbël sikur më qetëson
Zymer H.Haliti