August 7, 2024

Një gonxhe dashuroj – Nezi Plaku-Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një gonxhe dashuroj

O gonxhe e pa çelur, o gonxhe delikate e brishtë,
Ku ishe fshehur kur të kërkova mbrëmë?
Mos po vallzoje në qiell me yjet e zjartë,
Apo ëngjëlli të shoqëroi kur luaje në errësirë?
Në mëngjes kur erdha, unë të gjeta në gjumë.

Më mori malli të të merrja pakëz erë, të të përkëdhel,
Ngadalë të preka pushin, petalen e kuqërremtë,
Të putha në buzën e kuqe bërë prush, zjarrë i ndezur,
Ti lozje me retë, më yjet, më hënën e plotë

O gonxhe e pa çelur, o gonxhe e brishtë!
Çfar hijeshije mbi vete të ka rënë?
Ti je si një Yll i rënë nga qielli i zjarrtë!
Bukuria jote plot hire e naze, mi verboi sytë,
Më gllabëroi të tërën, më mbërtheu zëmër dhe aort.

Të pash mbrëmë me syt e mbyllur, a thua ishe në ëndërr?
Në magjinë e natës kokën kishe mbështetur lehtë,
U dashurova me buzën e kuqe dhe me syrin tënd të shkruar,
Ndënja zgjuar gjithë natën, bëja roje mbi ty,
Të prisja të zgjoheshe, Ilaç je, shërim për të lënduarit shpirt.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 16. 06. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com