Solidare në dhimbjen tënde – Ildije Xhemali
SOLIDARE në dhimbjen tënde
Poezia, e ylberta pelerinë
Zbukuron dhe dashurinë
Aromë, shton dhe mirësinë
Lule që zbukuron dhëndërrin
Forcë, që forcon krenarinë
Poezia qoftë dhe balsam
Të zbus dhimbje, të shërojë plagë
“Mama sot më vdiq një fëmi
Sa i brisht’, i pafajshëm, vjeç nji ”
Djali mjek më tha në telefon
Mishi m’u drodh, zemra u hodh
M’u dhimbs djali për çka i ndodh
Por shpirti m’u dogj, loti pikoi
Për nënën.Vdekja bushtër ia largoi
Foshnjën e njomë që s’mbijetoi
Oh, do e mbulojnë mendime të zeza
Do mallkoj veten për faje t’paqena
E rrethuar nga fëmijë të tjerë
Vendi bosh shpirtin do i brejë
“Si s’qesh e zonja nga dora t’ia heq
Ku u gjet fasulja kobsjellëse për dreq!
Ç’m’u deshën punët t’i vija në vijë
Kur dita e fundit për timin fëmijë? ! ”
Oh moj nënë e re, veten mos e mundo
Malit mbi zemër, peshën mos ia shto
Nga ty pret ara, të mbillet fara
Të milet lopa nga ty pret
Të pritet miku që shtëpinë ta gjet
Të gjesh kohë dhe për tët shoq
Ta kënaqësh në shtrat, të shtiresh kot
Mbi ty më shumë rëndon jeta
Forco zemrën, ke dhe shum’ të përpjeta
Familja s’është familje pa Ty
Shtojsë s’je, Trari numër Nji.
“Lule mbi thinja “