August 10, 2024

Ah, vdekja…! – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AH,VDEKJA ..!

Ngordhja e nervave,dhe pushimi i zemrës,
kur trupi ftohet e bëhet akull,është ikje e jetës,
nemitet goja,shuhet tingëllimi në zë i të folmes,
ky është saktësishtë,kuptimi folklorik i vdekjes.

Fiksohen sytë dhe qepallat e akullta ngurtësohen,
duhet një njeri,që me dorë lehtas tua mbyll sytë,
se helbete nga momenti i frikshëm sheh vdekjen,
nga frika e paniku ,që vdekja para tij e thëretë.

Vdekja nuk varet nga mosha,po nga vetë zoti,
se njeriu në pabesi,jetën dhe zjarrin zotit ja volli,
mendimi lindi,si kërkesë okulte mbijetimi, koti,
dritare të shumta,brenda trupit e shpirtit,ai krijoi.

Kur vjen vdekja,syri stërzmadhohet,nga trishtimi,
gjaku ftohet,si pelte ngrinë, dhe ska më mendim,
gjymtyrët përdridhen ,nga frika,nga gjithë ai hutim,
varosemi për së gjalli,kur nga kjo botë largohemi.

Pastaj i vjen rradha,korrit të klithmave njerëzore,
qajnë e bërtasin të gjallët,për zotin si besëprerje,
se vetëm vdekja,nuk pranon,kurfarë pazare,
ska kontratë me zotin për vdekjen tonë e të qiejve.

Çastë magjik,kur largohet shpirti që del nga trupi,
fryma tretet,ikën oksigjeni,për në qiell ai kalëron,
themi,:oh,shpirti i gjorë me parajsën frymën bashkon,
vdekja është urdhër,egzekutim, për njeriun që sjeton.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com